7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

SHBA-ja e paralajmëron Shqipërinë për një kërcënim që po i kanoset gjatë fundjavës në Durrës

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm me cak “Samitin botëror Irani i Lirë” që do të mbahet afër Durrësit.

Ky samit organizohet nga opozita e Iranit në mërgim dhe është paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër Samitin botëror Irani i Lirë, që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri, nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada ka publikuar hapat që duhet të ndërmerren për ta shmangur ngjarjen.

Shtetasit amerikanë apelohen ta shmangin këtë ngjarje, të monitorohen mediat lokale, të ngritet vetëdija për ato që i rrethojnë dhe personat të mbajnë profil të ulët.

Samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, grupe që avokojnë përmbysjen e qeverisë së Iranit.

Nga këto organizata ishte thënë se në këtë samit do të marrin pjesë politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut.

Shqipëria gjatë fundjavës ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj e ku janë vënë në shënjestër portalet qeveritare.

 

Related posts

Përplasje në mbledhjen e Qeverisë: Ministrat e AAK’së dhe Nismës kundër kryeministrit

dardanianews

Kosovarja ia merr gati 300 mijë franga 80-vjeçarit në Zvicër

dardanianews

A është celulari juaj origjinal? Mënyra si ta zbuloni tani dhe mos të gënjeheni më

dardanianews