23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

SHBA: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të deklaratave të ministrit serb, Aleksandar Vulin, tha se “mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”.

“Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi më 10 dhjetor se Masakra e Reçakut, ishte një “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vulin.

Ndaj deklaratës së ministrit serb ka reaguar edhe shef i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë William Walker, i cili vizitoi Reçakun, në ditën kur ndodhi masakra në këtë fshat.

Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vulin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.

 

Related posts

Shpërthim në Veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura

dardanianews

Lëshohen raketa drejt Tajvanit, Kina gati për luftë? Rrethon ishullin me luftanije

dardanianews

Anulohet vizita e Sergei Lavrov në Serbi

dardanianews