4.2 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
FeaturedKulturë

SHBK “SALIH ÇEKAJ” me seli në Zvicër, vazhdon aktivitetin e saj edhe në Kosovë.

 

Një pjesë e kryesisë së shoqatës, në pushimet e fundvitit po vazhdon aktivitetin e saj në Kosovë, duke përmbushur vendimet e kryesisë që dolën nga mbledhja e datës 09. 12. 2022, të mbajtur në klubin “Dardania” në Zofingen. Me 25. 12. 2022, me sukses filluan gjirimet e filmit dukumentar për heroin Adem Ukëhaxhaj, sponzor i të cilit është shoqata. Gjithashtu ka filluar punimi i bustit të heroit Adem Ukëhaxhaj, e ku po ashtu, sponzor është shoqata. Vlera e të dyja projekteve është 10.000€. Vendim tjetër i kryesisë ishte ndarja e 3000 fr. për 30 familje në gjashtë komuna: Mitrovicë, Podujevë, Pejë, Deçan, Gjakovë, Junik, e ku në secilën komunë nga pesë familje. Falë angazhimit të palodhur dhe serioz të anëtarëve të kryesisë dhe përfaqsuesve të shoqatës në Kosovë, u realizua me sukses përzgjedhja e familjeve në nevojë dhe shpërndarja. Vlen të ceket se me 12. 12. 2022 u ndanë edhe 3000 Fr. pēr shërimin e të riut nga Juniku, Gazmend Maloku.I falëmnderoj të gjithë anëtarët e kryesisë dhe përfaqsuesit e shoqatës në Kosovë,për angazhimin dhe përfundimin këtyre aktiviteteve

Related posts

LIVE: Dy shqiptarët shkëlqejnë me vokalin e tyre në finalen e Eurovisionit, ja si të votoni për ta

dardanianews

Video: Fatos Nano në gjendje të rëndë, shoqërohet me karrocë në spital

dardanianews

Albin Kurti i kërkon falje Hykmete Bajramit për këtë arsye

dardanianews