8 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Momenti kur Macron e ndërpret Bidenin: Po të njoftoj se arabëve po iu shtjerret nafta

Një video e pazakontë shfaq momentin kur presidenti francez Emmanuel Macron e ndërpret presidentin amerikan Joe Biden, derisa ecte i shoqëruar nga këshilltarët në Samitin e G7-ës që u mbajt në Gjermani, ku shprehu dyshimet se Arabia Saudite nuk mund të rrisë kapacitetet prodhuese të naftës.

Kjo ngjarje ka ndodhur kur kombet me ekonominë më të zhvilluar u takuan në Samitin e G7-ës në alpet gjermane, ku një prej temave më të diskutuara ishte lufta në Ukrainë dhe agresioni rus.

“Më falni, më falni që ju ndërpresë”, dëgjohet Macron duke thënë derisa i afrohej Bidenit në Samitin e G7-ës.

Macron i thotë Bidenit se Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, lideri i Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka thënë se Emiratet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nuk mund të rritin në mënyrë të ndjeshme kapacitetet prodhuese të naftës.

“Ai më tha dy gjëra. E para, janë në maksimum të prodhimit, maksimum. E dyta, sauditët mund të rrisin paksa më shumë, në 150 mijë barela në ditë apo ndoshta pak më shumë, nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të paktën gjashtë muaj”, shtoi Macron.

Këto vendet janë parë si shpresa e fundit pasi shumica e vendeve perëndimore kanë ndërprerë përdorimin e gazit dhe naftës ruse, si pasojë e pushtimit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Loading video

https://youtu.be/ltu6dmVbpWs

Related posts

Ukraina ‘rimerr 53 vendbanime në rajonin jugor’ – Rusia thotë se SHBA është ‘përfshirë drejtpërdrejt në luftë’

dardanianews

Nëse është e besueshme: ‘Godet’ Hisen Berisha: SHIK-u i ka raportuar Ibrahim Rugovës, kam qenë vetë dëshmitar

dardanianews

Analiza e fajit nga Kimete Berisha!

dardanianews