27.7 C
New York
June 14, 2024
DardaniaNews
Lajme

SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër mbajti mbledhjen e radhës me 08.06.2024 në klubin „Dardania “ në Zofingen

Rendi i ditës:

1. Raporti i punës dhe financiar.

2. Shqyrtimi i kërkesave.

3. Monografia për Salih Çekaj, promovimi i sajë në Zvicër.

4. Simpoziumi për Salih Çekaj që do të mbahet me 10.06.2024 në Prishtin.

5.Diskutim rreth aksionit për Ekspoziten e Prof.Fehmi Aganit.

6.Të ndryshme.

Në pikėn e parë të rendit të ditës, arkatari i shoqatës Muhamet Krasniqi,raportoj për ndihmat që ka dhanë shoqata, për punën dhe financimin e projektëve të cilat janë në përfundim, si shtëpia në Junik dhe të tjera.

Në pikën dy u shqyrtuan disa kërkesa dhe kryesia mori vendim për to.

Në pikën tre u diskutua për Monografin kushtuar Heroit Salih Çekaj me autor dr.Frashër Demaj. U analizuan dhe u dhanë mendime kritike për periudhen kur filloj shkrimi i Monografis,me 01.12.2018 e gjerë në përfundimin e projektit me 20.12.2023 ku është dërguar për botim. Nga shtëpia botuese Monografia u muar me 18.05.2024. Për shkak të korrektësisë së kryesisë së shoqatës, në raport me anëtarsin e sajë dhe kontribuesit, po i japim në detaje shumën që ka paguar shoqata. Finacuesit kryesorë dhe të vetmit të këti projekti kan qenë SHBK „ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër dhe Shoqata „SALIH ÇEKAJ“ në Gjermani. SHBK „ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër kontriboj me këto shuma: 6000 €. për punën e autorit 2488€.për shtëpin botuese. Gjithsejt: 8488€.

Ndërsa Shoqata „SALIH ÇEKAJ“ në Gjermani kontriboj me këto shuma: 1750€.për Autorin.

2000€. për shtëpin botuese. Gjitgsejt:3750€.

Të dy shoqatat për autorin kontribuan me 7750€.

Për shtëpin botuese 4488€. Shuma e përgjithshme që kontribuan të dy shoqatat, për autorin dhe shtëpin botuese është 12.238€.

I falëmnderojmë të gjithë anëtarët e shoqatës dhe kontribuesit të cilët ndihmuan në realizimin e këti projekti madhorë.

Në pikën e katërt u diskutua për Simpoziumin kushtuar Heroit Salih Çekaj, i cili do të mbahet me 10.06.2024 në Prishtinë nën organizimin e tri shoqatave: Shoqata„TROJET E ARBËRIT“në Gjermani, SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, Shoqata„SALIH ÇEKAJ“ në Gjermani.

SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në zvicër kontribon me 2000 Fr. për këtë simpozium.

Në pikën e pestë u diskutua rreth organizimit të aksionit për grumbulimin e të hollave  për Ekspoziten kushtuar prof. FEHMI AGANIT. Nga kjo mbledhje ftojmë edhe njëhere,të gjithë mërgimtaret që ta përkrahin financiarisht realizimin e këti projekti madhorë, për njërin ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes sonë për liri dhe pamvarsi. Në pikën e gjashtë u diskutue rreth organizimit të vizitave, tashmë tradicionale të shoqatës në Kosovë. U caktue data 01.08.2024, vendëtakim dhe agjenda e vizitave e cila do të bëhet publike së bashku me ftesën.

Me shumë respekt kryesia e SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

Related posts

Kur Pacolli organizon një avion prej 120 njerëzish që të vallëzojnë në një tendë të Gadafit! VIDEO

dardanianews

9-vjeçarja që jeton në Gjermani i jep mbi 1 mijë euro që i kurseu për “Jetimat e Ballkanit”

dardanianews

Anton Quni jep shpresë për koalicionin qeverisës, ka një porosi për Mustafën e Kurtin

dardanianews