13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Shefi i Shtabit të ushtrisë iraniane mesazh të qartë SHBA-ve: Jemi të gatshëm për çdo gjë, mund të shkatërroni armët bërthamore, por …

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Iraniane, Amir Khatami, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin të hënën kundër çdo sulmi, duke thënë se forcat iraniane ishin në gatishmëri të lartë pas vendosjes së forcave të konsiderueshme ushtarake amerikane në Gjirin Persik këtë javë.

“Nëse armiku bën një gabim, padyshim që do të rrezikojë sigurinë e vet, atë të rajonit dhe atë të regjimit zionist”, tha Amir Khatami, i cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve Irna, duke shtuar se forcat e armatosura iraniane ishin “në gatishmëri të lartë”.

Teknologjia bërthamore e Iranit nuk mund të “eliminohet”, paralajmëroi shefi i ushtrisë iraniane, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bën presion Teheranit për të arritur një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor.

“Njohuritë dhe teknologjia bërthamore e Republikës Islamike të Iranit nuk mund të eliminohen, edhe nëse shkencëtarët dhe fëmijët e kombit bëhen martirë”, theksoi ai, duke iu referuar bombardimeve që shënjestruan objektet bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore në qershor me Izraelin./Top Channel

Related posts

Shkencëtarët japonezë zbuluan një ilaç që mund të zgjasë jetëgjatësinë e njeriut deri në 250 vjet

dardanianews

Vuçiq e arsyeton ish-shefin e tij: Millosheviq s’është fajtor, nuk e kishte të lehtë

dardanianews

Emocionuese: Donald Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në zyrën ovale

dardanianews