November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shefqet Krasniqi eskalon kundër babadimrit: Është babadreq, mos i rreni femijët

Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, ka folur rreth festave të fundvitit, madje duke eskaluar kundër babadimrit, ai e ka quajtur shkurtë me një fjalë ndryshe “babadreq”.

Krasniqi gjatë një interviste tha se mos i rreni fëmijët sepse ai nuk është babadimër, ai është babadreq.

Mos i rrej fëmijët ka babadimër, ai është babadreq, pse po rren”, u shpreh hoxha.

Ai e ka krahasuar babadimrin edhe me majmunët, duke e cilësuar se është përrallë.

“Kjo i bije sikur me thanë prej majmuni jena, ku ka babadimër të vërtetë, përrallë është ajo”.

Tutje Hoxha Shefqet Krasniqi tha se kjo është haram festimi dhe sipas tij është “festë e dreqit”.

“Po thom La Ilaha Illa Allah po du xhenet, dhe pe festoj festën e dreqit, jo haram o”, tha Krasniqi.

 

Related posts

Moti për javën e ardhshme

dardanianews

Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, zëri i stjuardesës “që nuk do të harrohet kurrë”

dardanianews

“Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij”

dardanianews