5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shkelzen Gashi merret përsëri me luftën në Kosovë, po i quan hajna dy figurat kryesore të saj: Jeni mshefë maleve e hoteleve

Ka ringjallur sërish debatin për luftën. Ish-këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ishte kryeministër, pas 4 muaj kur kishte debat e reagime për luftën e fundit në Kosovë, ka rindezur këtë temë.

Heronj të luftës dhe të paqes. Kjo është hyrja e një statusi të tij të shkurtër në Facebook, me anë të së cilit po i konteston heronjtë, duke iu referuar dy figurave kryesore të saj. Madje, përveç që nuk po i pranon si të tillë, ai pa dhënë emra se për kë e ka fjalën, po i quan edhe hajna.

“Tha: të luftës s’e di se nuk ju kemi pa (ndoshta sepse keni ikë e jeni mshefë maleve e hoteleve), e për të paqes ju kemi pa qe 20 vjet. Jeni hajna”, është statusi i Gashit.

Reagimi i radhës, vjen pak kohë pasi i njëjti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime ndaj komunitetit serb gjatë luftë në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta. E përpos kësaj, rezultoi me shkarkimin e tij.

Mirëpo Gashi mendime të tilla del të ketë pasur edhe shumë vitë më parë. Ai më 24 janar të vitit 2011, kishte publikuar një opinion në profilin e tij në Facebook me titull “A po shpif Dick Marty?”.

Në të, Gashi kishte shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës nuk ishte e pastër sa duhet dhe se qytetarët e Kosovës duhet ta dijnë të vërtetën për krimet shqiptare ndaj serbëve që kanë ndodhur në Kosovë.

“Në raportin e Marty-t nuk ka kurrfarë tendence për me i barazue krimet e forcave sërbe kundër shqiptarëve të Kosovës me krimet e pjesëtarëve të UÇK-së kundër civilëve të pafajshëm sërbë dhe të përkatësive tjera etnike/politike. Duket ashiqare se qëllimi i këtij raporti është mos me u heshtë krimet e kryeme nga pjesëtarë të UÇK-së. Në thelb, luftat ndahen në lufta të drejta dhe të padrejta. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë meqë synonte me e çlirue një territor të okupuem dhunshëm. Por, meqë nuk ka luftë krejtësisht të pastër, as lufta e UÇK-së nuk ishte e tillë,”, thuhet në këtë opinion të Gashit.

Ai tutje shton se ish-liderët e UÇK-së duhen të japin përgjegjësi për të zhdukurit dhe se ata nuk duhet ta përfaqësojnë Kosovën në negociata me Serbinë me arsyetimin se në tryezë me palën serbe, do të diskutohet edhe autonomia për serbët e Kosovës

Related posts

Të ‘gëlltitur’ nga hipopotami, të ‘shqyer’ nga një ari polar – dhe jo vetëm kaq: Rrëfimet e njerëzve që i mbijetuan sulmeve më brutale të kafshëve në botë

dardanianews

Ekskluzive: Babai i Dejona Mihalit, i deklaruar me kombësi greke

dardanianews

“Kosova i përket Këshillit të Europës” – Vuçiqi i mllefosur me Gjermaninë, shfryhet me vajtim

dardanianews