20.2 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
Shëndetësi

Shkencëtarët me peticion për “imunitetin e tufës”, le të shpërndahet virusi tek të rinjtë

Më shumë se 6 mijë e 500 shkencëtarë dhe mjekë  në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar peticionin kundër mbylljes së personave me COVID-19, në mënyrë që rinia të fitojë ‘imunitetin e tufës’, transmeton Express

Peticioni që u nënshkrua nga më shumë se 60 mijë anëtarë, paralajmëron se rregullat e distancimit social po sjellin “ndikime të dëmshme në shëndetin fizik dhe mendor”.

Ata argumentojnë se shumica e popullsisë nuk rrezikohet të vdesë nëse infektohet me COVID-19, derisa theksohet se përpjekjet duhet të përqendrohen në mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuar, derisa lejohen të gjithë të tjerët ta vazhdojnë jetën e tyre normalisht, shkruan DailyMail, transmeton Express.

Peticioni i nënshkruar nga më shumë se 2 mijë e 800 shkencëtarë dhe pothuajse 3 mijë e 800 mjekë, është një thirrje për ekspertët dhe politikanët që të ndalojnë së ikuri nga koronavirusi dhe të mësojnë të jetojnë me të.
“Ata që nuk janë të rrezikuar duhet menjëherë të lejohen ta vazhdojnë jetën e tyre normalisht. Mbajtja e këtyre masave të bllokimit derisa të zbulohet vaksina do të shkaktojë dëme të pariparueshme”, kanë deklaruar shkencëtarët./GazetaExpress/

 

 

Related posts

Studimi britanik: Pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë më lehtë

dardanianews

Merret nëpërmjet hundës, ky është ilaçi që pritet të kurojë koronavirusin

dardanianews

Lajm i madh: Kompania amerikane konfirmon se vaksina kundër koronavirusit po funksionon

dardanianews