2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëShowbiz

Shkoi për të zmadhuar gjoksin, ndërron jetë pas operacionit 21-vjeçarja

Një vajzë 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit plastik për zmadhimin e gjoksit. Alessia Neboso, me profesion estetiste donte të rriste gjoksin sepse ishte ëndrra e saj, donte të martohej me një fustan nuseje që i vinte në pah dekoltenë. Ëndrrat e saj, u shkatërruan në pak orë. Ajo vdiq në moshën 21-vjeçare, pak pasi iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e gjoksit në një klinikë në Napoli.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessias.E reja, me origjinë nga San Pietro, një lagje në periferi të Napolit, u ndje keq pas zmadhimit të gjoksit të kryer në Napoli dhe ndërroi jetë.

Shkoi për të zmadhuar gjoksin, ndërron jetë pas operacionit

Të hënën, më 18 shtator, ajo filloi të ndihej e sëmurë: temperaturë të lartë dhe sëmundje të ndryshme të cilat gradualisht u përkeqësuan.

Në 20 shtator ajo u transportua në urgjencën e klinikës Villa dei Fiori në Acerra. Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara të mjekëve, ajo fatkeqësisht vdiq pas një arresti kardiak. Zyra e Prokurorit Publik të Napolit hapi një hetim pasi familja, e shkatërruar nga pikëllimi, bëri një ankesë.

Related posts

Nuk i kemi parë me herët, këta janë dy djemtë simpatik të Violetë Kukajt!

dardanianews

Shqipja “E ndjej vetën të sulmuar seksualisht nga Ganiu”

dardanianews

Meritoni surprizohet nga nëna, ajo ngjason shumë me Ilnisën

dardanianews