13.4 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shkrimtari serb: Ne jemi mu.., gënjeshtarë e mashtrues, s’është problem i yni Millosheviqi, Vuçiqi as Kosova

Shkrimtari serb, Svetislav Basara, ka folur në një intervistë për Nova.rs lidhur me romanin e tij “Rekapitullimi” dhe për ato që shkruan në roman sa i përket asaj se çfarë është shoqëria serbe dhe Serbia, trasnmeton Gazeta Express.

Basara ka thënë se është e kuptueshme që askush s’do të jetë i kënaqur të lexojë atë që të thotë në fytyrë “ti je një copë mu*i, leckë, gënjeshtar dhe mashtrues”.

“Tri novelat e thonë këtë për të gjithë në Serbi, përfshirë mua. Nuk është e nevojshme të fshihem, të gjitha gabimet për të cilat shkruaj, i gjeta tek unë”, ka thënë Basara, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se probleme të Serbisë “s’janë Millosheviqi, Tadiqi apo Vuçiqi, veçanërisht jo Kosova” por ai thotë se problem është se serbët “janë mu*, lecka, gënjeshtarë dhe mashtrues”.

“Por është gjithashtu një histori sesi i njëjti komunitet, përmes hocus-pocuseve të ndryshme, arrin të bindë veten (dhe ndonjëherë edhe të tjerët) se është një shoqëri e njerëzve të ndershëm, të lirë, mikpritësve serbë të frikësuar nga Zoti dhe nënave shembullore serbe. Së fundi, sipas mikut tim Branko Kukiq, është një shoqëri në të cilën kërkimi i Zotit është kthyer në krim të organizuar”, ka thënë Basara për Nova.rs./GazetaExpress/

Related posts

Avokati i të moshuarës që u rrah në Pejë: Aurona Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

dardanianews

DEPUTETI I VV-SË I KËRKON FALJE ISA MUSTAFËS DHE AGIM VELIUT

dardanianews

Lajm i mrekullueshem: Qeveria gjermane: Mbështesim Kosovën për vizat, Merkel po koordinohet ngushtë me Macronin

dardanianews