8.9 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shpërbërja përfundimtare e Listës Guxo – videot që dëshmojnë braktisjen e elektoratit

Shtatë video-inicizime nga një takim i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, me aktivistët e Listës Guxo dëshmojnë shpërbërjen finale të subjektit politik.

Takimi është zhvilluar në fshatin Dubovik të Pejës. Atë e kishte ftuar ministrja Gërvalla. Kishte mbledhur koordinatorët dhe aktivistët e Listës.Në atë takim, njerëzit që kishin punuar për ta sjellë Osmanin e Gërvallën në pushtet kishin marrë një flakaresh. Aty, Gërvalla u thotë se asnjëherë nuk “kemi kërku nga jo të na votoni.

Thotë se nuk është në gjendje ta udhëheq Listën Guxo, dhe se me ta nuk mund të hapë parti. Madje i quan të pakualifikuar dhe të pa zotë për politikë.

“Ju nuk jeni kryetar (degësh v.j.) por vetëm vullnetarë”, thotë Gërvalla në një video të cilën e ka siguruar Paparaci.com. I akuzon edhe që nuk kanë punuar.

Ndërkaq, koordinatorët e Listës, disa prej tyre ish-kandidatë për deputetë, ankohen për sërë parregullësish. Për ndryshime emrash në momentet e fundit për listën për deputetë dhe mungesë organizimi nëpër strukturat partiake.

Videot shfaqin Nasuf Bejtën, kundërkandidatin e Vjosa Osmanit për president, teksa shprehet i indinjuar nga injorimi që thotë se i është bërë nga Osmani dhe njerëzit në krye të listës pas zgjedhjes së saj në pozitën e presidentes.

Ai thotë se i janë refuzuar takimet me Osmanin. Thotë se nuk i jepej mundësia as ta uronte kundër-kandidaten e tij për president.

“Dëshirën e pata, por nuk m’u mundësua së paku t’ia uroja postin asaj unë si kundër-kandidat. Me i thanë ‘urime’; pata dëshirë një pikturë prej nipit të Fadil Berishës i cili e kishte punuar enkas për Vjosën. Më thanë ‘po,po, po’, por kur e pashë Xhafer Tahirin [në takim] thash ‘e qetash më plasi zemra’”, tregon Bejta.

Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lista “Guxo”, pos tjerash ka mbyllur edhe zyrat. Koordinatorët e pikave në gjithë Kosovën janë braktisur. Asnjëri prej drejtuesve të Listës “Guxo” nuk ua ka hapur telefonin.

Paparaci, ka siguruar shtatë video ekskluzive të incizuara nga takimi i mbajtur në Dubovik. Ato mund t’i ndiqni më poshtë:

 

Related posts

Ky është nipi i Adem Grabovcit që u gjetë i vdekur brenda veturës në lagjen Emshir

dardanianews

Dështimi në zgjedhje përçan PDK-në, paralajmërohet suspendimi i saj nga politika

dardanianews

Mediat malazeze: Dritani e drejtoi aksionin e transportimit të mitropolitit serb me helikopter

dardanianews