26 C
New York
June 13, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shpërthime të reja në Krime, Rusia akuzon për sabotim

Një javë pas një sulmi të raportuar si ukrainas në një bazë ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar, një dyqan armësh në një objekt tjetër ushtarak është goditur nga një seri shpërthimesh.

Duke fajësuar “sabotazhin”, zyrtarët rusë thanë se një zjarr shkaktoi shpërthimet në zonën Dzhankoi, një tjetër zjarr goditi një stacion energjie dhe një hekurudhë u dëmtua, raporton BBC, transmeton Express.

Një varg shpërthimesh javën e kaluar shkatërruan avionë luftarakë rusë në një bazë të Detit të Zi në bregun e Krimesë.

Ukraina nuk e ka pranuar atë sulm.

Megjithatë, këshilltari i zyrës presidenciale Mykhailo Podolyak e ka përshkruar incidentin e fundit si “çmilitarizim në veprim”, duke treguar se shpërthimet nuk ishin aksidentale.

Krimea u shkëput nga Ukraina dhe më pas u aneksua nga Rusia në fillim të vitit 2014 – referendum i refuzuar nga perëndimi. /Express

Related posts

FORMOHET KOALICIONI I RI QEVERISËS NË MAL TË ZI – PJESË E MARRËVESHJES EDHE NJË PIKË PËR KOSOVËN

dardanianews

SKANDALOZE/Këshilltari i Kurtit akuzon UÇK-në, thotë se kanë vrarë 1000 civilë serbë

dardanianews

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews