8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga BotaLajmi i fundit

Shpërthimi i madh në Rusi, raportohet për katër ushtarakë të plagosur

Një shpërthim i madh raportohet të ketë ndodhur në një kamp ushtarak pranë fshatit Krasny Oktyabr në rajonin Belgorod të Rusisë perëndimore në kufirin me Ukrainën.

Agjencia e lajmeve ruse Tass raporton sipas burimeve, se si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të plagosur katër ushtarakë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Një predhë ra në territorin e një kampi ushtarak në rajonin Belogord. Katër ushtarakë u plagosën”, citohet të ketë thënë burimi.

Sipas Tass, të dhëna fillestare tregojnë se predha është hedhur nga territori ukrainas.

Në anën tjetër ka reaguar edhe gazetari ukrainas, Yuriy Butusov, duke iu referuar informacioneve nga propagandistët rusë, vuri në dukje se brigada e 19-të e raketave nisi një sulm me raketa Tochka-U mbi depon e raketave dhe armëve artilerie të Forcave të Armatosura Ruse në fshatin Oktyabrskoye (rreth 400 m në Krasny Oktyabr) afër Belgorod.

“Nga këto depo, Rusia furnizon municion për të vrarë ukrainasit. Forcat e Armatosura të Ukrainës po zhvillojnë negociata efektive për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Rusisë. Ky është formati i negociatave që Ukraina mbështet njëzëri. Ukrainasit do ta çojnë ushtrinë ruse drejt e në ferr”, tha Butusov

 

Related posts

Përplasen Selmanaj e Vjosa Osmani: Regjia ndalja fjalën, nuk ka t’drejtë të dezinforomojë!

dardanianews

Miliona euro për të akuzuarit e Speciales/ Bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Me taksat e viktimave po mbrohen xhelatët e tyre

dardanianews

​Sulmohet sërish Policia Kufitare në veri të Kosovës, nga erdhi sulmi

dardanianews