12.6 C
New York
October 13, 2025
DardaniaNews
LajmeSport

“Shqipëria e tronditi Serbinë”, si e përjetuan mediat serbe fitoren historike në Leskovc

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Kjo fitore historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të drejtuar gishtin tek përgjegjësit e kësaj humbje, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Kurir: “Serbia përjetoi një nga disfatat më të rënda në histori: Pixi, është koha! Shqipëria fitoi në Leskovac dhe eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës”.

Telegrafi.rs: “Humbja e madhe e Serbisë dhe humbja nga Shqipëria në Leskovc: Kupa e Botës është larg, është koha që Pixi të largohet më në fund”.

Mondo.rs: “Shqipëria tronditi Serbinë, Pixi po largohet u përsërit në Leskovc: Agonia vazhdon, Kupa e Botës vazhdon”.B92: “Debakli i Serbisë në Leskovc – një mesazh i qartë nga tribunat për Pixin”.

RTS: “Humbja e dhimbshme e Serbisë në Leskovc, Shqipëria më afër eliminatoreve të Kupës së Botës”.

Kjo fitore i dhemb shumë kundërshtarëve, por tani Shqipëria tashmë numëron 11 pikë dhe është e dyta në tabelë me gjasa reale që të kualifikohet në play-off./Periskopi/

Related posts

Anëtari i NISMËS që u arrestua për shkak të Kurtit, tash në ‘bela’ me diasporën

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Nenad Rashiq i bashkohet kabinetit të Albin Kurtit, emërohet Këshilltar Politik i Kryeministrit!

dardanianews

Ish-aktivisti i VV-së e quan Kurtin antiamerikan: Kosova rrezikoi të rrëshqas në diktaturë

dardanianews