17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Shqipja deklaroi se Luizi është takuar me ish-partneren, reagon këngëtari

Shqipe Hysenaj në një bisedë të fundit me një prej banoreve të BBVK habiti me deklaratën e saj teksa fliste për fituesin e “BBV2”, Luiz Ejllin. Ajo u shpreh se ky i fundit pas daljes nga programi është takuar me ish-partneren e tij, Genën.

Shqipja tregoi gjithashtu se fotoja virale asokohe ku shihej Kiara Tito me të ëmën e këngëtarit, nuk ishte moderatorja por Gena, ish-i i Luizit. E si duket kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar as këngëtarit.

Luizi ka qenë në një video live me Kiarën dhe teksa po diskutonte me ndjekësit, në mënyrë ironike ai thotë: “Nuk e puth (Kiarën) se nuk e lejon kontrata”.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk mund t’i reagojë direkt Shqipes, por me siguri një përgjigje ka për ta marrë pasi kontrata e tij të mbarojë.

Related posts

Sipas Krisës, fituesi ka vetëm një emër…

dardanianews

Xheneta nuk po heq dorë nga Egli

dardanianews

Priu në shumë sondazhe si favoriti për të fituar çmimin por u eliminua i pari – a e ndëshkoi produksioni Meritonin?

dardanianews