14.1 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Shqipja deklaroi se Luizi është takuar me ish-partneren, reagon këngëtari

Shqipe Hysenaj në një bisedë të fundit me një prej banoreve të BBVK habiti me deklaratën e saj teksa fliste për fituesin e “BBV2”, Luiz Ejllin. Ajo u shpreh se ky i fundit pas daljes nga programi është takuar me ish-partneren e tij, Genën.

Shqipja tregoi gjithashtu se fotoja virale asokohe ku shihej Kiara Tito me të ëmën e këngëtarit, nuk ishte moderatorja por Gena, ish-i i Luizit. E si duket kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar as këngëtarit.

Luizi ka qenë në një video live me Kiarën dhe teksa po diskutonte me ndjekësit, në mënyrë ironike ai thotë: “Nuk e puth (Kiarën) se nuk e lejon kontrata”.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk mund t’i reagojë direkt Shqipes, por me siguri një përgjigje ka për ta marrë pasi kontrata e tij të mbarojë.

Related posts

Vesa Vllasaliut ia “sjellin” Mërgim Berishën në studio?!

dardanianews

Sara Hoxha dhe Erik Fullani bashkë? Detaji që ndezi rrjetin

dardanianews

Nuk do ta besoni sa kushtoi veshja e Borës në natën e parë të DWTS

dardanianews