August 19, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajmeShqipëriTurizem

SHQIPTARËT KOSOVËS EDHE PËR KËTË VIT MBAJTËN TURIZMIN E SHQIPËRISË

Sektori i turizmit në vend ka regjistruar një ecuri pozitive gjatë muajit qershor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT. Numri i përgjithshëm i personave të akomoduar në strukturat hotelerike u rrit me 17%, ndërsa net-qëndrimet shënuan një rritje prej 9.8% krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë.Ky zgjerim u udhëhoq kryesisht nga turistët e huaj, numri i të cilëve u rrit me 20.6%. Përkatësisht, vizitorët rezidentë brenda vendit shënuan një rritje më të moderuar prej 7%.Zona bregdetare vijon të jetë magneti kryesor për turistët e huaj, ku numri i tyre arriti në 323,426 (një rritje e ndjeshme prej 27.4% krahasuar me qershorin e kaluar). Zonat jo-bregdetare patën një rritje më modeste prej 5.7%.Pjesa dërrmuese e të huajve (mbi 401 mijë vizitorë) u akomoduan në hotele dhe struktura të ngjashme, ndërsa akomodimet alternative për pushime shënuan gjithashtu rritje.Norma e efikasitetit dhe shfrytëzimit të dhomave në hotele u rrit në 41.3%, nga 39.5% që ishte një vit më parë.Struktura e vizitorëve sipas kombësisë tregon se tregjet rajonale dhe evropiane vijojnë të mbeten shtylla kurrizore e akomodimeve:Kosova: 15% e totalit (vendi i parë)Italia: 14%Polonia: 13%Franca dhe Gjermania: Nga 7% secilaVendet e tjera: 44% e totalit të kombësive të ndryshmeOperatorët turistikë mbeten optimistë për vazhdimësinë e sezonit, ndonëse bilanci i plotë i muajve të nxehtë të verës pritet të jetë i qartë vetëm pas mbylljes së pikut sezonal.

Related posts

Eurodeputetja gjermane- Kurtit: Ktheju Kushtetutës, s’mund t’u caktosh njerëzve edhe orën kur mund të dalin

dardanianews

120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page

dardanianews

Covid-19/ Mjeku Pipero: Java tjetër shesh pushim, më pas nis rënia e kurbës

dardanianews