14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shukri Aliu zbulon detaje nga vdekja e profesor Fehmi Aganit: Prapa kësaj qëndrojnë një shqiptar dhe një serb

Veprimtari Shukri Aliu, i cili kishte dëshmuar kundër Millosheviqit në Hagë, në një intervistë për InDoks, ka thënë se një shqiptar dhe një serb qëndrojnë prapa vdekjes së e profesorit Fehmi Agani.

Ai ka përmendur disa emra, të cilët sipas tij kanë kryer vrasjen e profesor Aganit më 6 maj 1999.

Aliu ka treguar gjithashtu se si të njëjtët kanë shkuar në shtëpinë e gruas së tij për t’i ofruar ndihmë, me pretendimin se Agani është vrarë nga ushtria e UÇK-së.

Aliu ka pohuar se është i pari që ka nxjerrë informacione lidhur me vdekjen e profesor Aganit.

“Velko Adalloviq është përgjegjës për një vrasje që na ka ndodhë jashtëzakonisht e rëndë profesor, Fehmi Aganin, ky së bashku me një shqiptar Selim Gurgjufi me 6 maj 1999 kanë shku në shtëpinë e Fehmi Aganit, i janë drejtu gruas së tij të ndjerës Sadije Agani i kanë ofru ndihmë për varrimin kinse e ka vra ushtria e UÇK-së, Fehmi Aganin. Ajo i ka përzënë prej shtëpisë dhe ju ka thënë kurrfarë ndihme prej juve sdua se ju e keni kry atë vepër”, ka thënë Aliu.

“Veprën e ka kry Njësiti për operacione speciale të Kosovës serbe. Është baba e bir, Obrat Vjeshtica me gjithë djalin, këta janë kryesorët. Ai njëri nga ata që ka marrë pjesë në vrasje, unë jam i pari që po i zbulojë. E për krejt këto më i informuari është Velko Adalloviq. Fehmi Agani është vra në fshatin Suhodoll të Lipjanit. Mirë u bë që kjo ditë erdh me zbulu edhe këtë”, ka thënë Aliu.

Related posts

Reagon Vjosa Osmani: Thaçi nuk mund të flas në emrin tim e as të qytetarëve!

dardanianews

Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës

dardanianews

LDK drejt një kapitulli të ri: Flamur Gashi pritet në krye të partisë

dardanianews