5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shuma marramendëse që do ta marrë Angela Merkel pas largimit nga posti

Pas 16 vitesh si Kancelare e vendit më të fuqishëm evropian, Angela Merkel do të japë dorëheqjen brenda pak javësh.

Pas largimit nga detyra, kancelarja gjermane do të marrë përfitime mujore në formë pensioni prej rreth 15,000 eurosh (përafërsisht 16,000 franga) sipas një llogaritjeje nga Federata Gjermane e Tatimpaguesve, shkruan tages anzeiger.

Pas gati 16 vitesh në krye të qeverisë, 67-vjeçarja ka vendosur të mos të kandidojë më në zgjedhjet parlamentare që mbahen në shtator.

Shuma e përmendur e pensionit të saj rezulton nga përfaqësimi i saj i gjatë në Bundestag dhe nga koha e saj si Ministre Federale dhe Kancelare, njofton organizata në fjalë, transmeton albinfo.ch.

Të drejtat e pensionit rregullohen me ligj. Për përfaqësimin e tyre në Bundestag këto të drejta parashihen në ligjin për deputetët ndërsa për punën në qeverinë federale, në ligjin e ministrave federal.

Sipas paragrafit 20 të Ligjit për deputetüet, për shembull, Merkel do të kishte të drejtën e shumës maksimale prej 65 për qind të asaj që ka fituar për rreth 31 vjet në parlament, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, të drejtat e ndryshme të pensionit (si pjesëtare e parlamentit dhe si ministre dhe kancelare) kompensohen njëra në raport me tjetrën.

Ashtu si të gjithë ish -kancelarët dhe ish -presidentët federalë, edhe politikanja e CDU-së, Angela Merkel pas pensionimit gjithashtu do të ketë të drejtën që të mbajë një zyrë. Po ashtu asaj do t`i takojnë një menaxher zyre, dy referentë, një daktilografist dhe një shofer, të gjithë të financuar nga shteti.

Related posts

Çfarë po ndodh në Suedi ndërkohë që bota është pushtuar nga koronavirusi. Rregullat e vetme janë…

dardanianews

Ishte kafshuar nga kafsha disa herë, gjuetari 70-vjeçar vret ariun në Francë – bëhen të ditura detajet e ngjarjes

dardanianews

Adriana Matoshi i jep fund lidhjes me të dashurin?!

dardanianews