1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Sinjale pozitive, delegacioni ukrainas dhe ai rus bëjnë progres në bisedime

Kanë ardhur sinjale pozitive nga delegacioni i Ukrainës dhe ai rus lidhur me bisdedimet që tani po zhvillohen virtualisht, përcjell Gazeta Express.

Leonid Slutsky, anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në bisedimet me delegacionin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, shkruan CNN.

Delegatët nga të dyja palët e bisedimeve të paqes kanë tingëlluar pozitivisht, përpara negociatave që do të vazhdojnë ditëve të ardhshme, raporton The Guardian.

Negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se bisedimet janë bërë më konstruktive.

“Ne nuk do të pranojmë në parim asnjë pozicion. Rusia tani e kupton këtë. Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive. Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda disa ditësh”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kjo vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz folën në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin thanë se nuk tregoi gatishmëri për t’i dhënë fund luftës

 

Related posts

Skandalet Me Tenderë: Donatorët E PDK-Së Kanë Fituar 325 Tenderë, Në Vlerë Prej 162,5 Milionë Euro

dardanianews

Nuk mund ta besoni, kaq i pasur është ministri Arben Vitia

dardanianews

Kjo është ministria kampione e pagesave të jashtëligjshme dhe parregullsive në prokurim

dardanianews