Santiana Maloku është një prej banorëve më të komentuara në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo mori vëmendje të madhe edhe pas një shoqëri të afërt me banorin tjetër, Ylli Dervishi, i njohur për publikun edhe si Buci.
Dyshja ndonëse thanë se e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm miq, disa përqafime dhe prekje mes tyre ngjallë reagime nga banorët dhe publiku.
Madje për distancimin e tyre ndikoi hyrja e partneres së Bucit në BBVK, e cila kërkoi nga ai që të qëndronte larg Santianës, ndërsa më pas edhe banorja nga Gjakova mori një mesazh nga partneri i saj.
Por, letra e të dashurit nuk ka mjaftuar që Santiana të qetësohet, ajo së fundmi u pa sërish e mërzitur dhe me lot në sy.
Ishte Alba ajo që i rrinte afër që ta qetësonte, duke i thënë se partneri i saj e njeh mirë dhe se nuk ka pse të brengoset.
“E kam bërë të ndihet keq, e di”, ka thënë Santiana mes tjerash. /Telegrafi/