14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

S’ka marrëveshje, takimi i radhës në Shkup, më 18 mars

Derisa takimi i sotëm i Nivelit të Lartë Kurti-Borrell-Vuçiq, në Bruksel, përfundoi pa marrëveshje, takimi i radhës pritet të zhvillohet në muajin mars.

Në konferencë për media, presidenti serb Vuçiq tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sërish më 18 mars, në Shkup, kur Josep Borrell do të gjendet për vizitë në rajon, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Në datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut, kur z. Borell të vizitojë rajonin. Deri atëherë duhet të flasim me Lajçakun për çështjet për zbatim”, tha Vuçiq para gazetarëve. /Reporteri.net/.

Related posts

Ekskluzive: Lista Serbe shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria

dardanianews

Dhëndri hakmerret ndaj nuses ditën e dasmës, publikon momentin ku e tradhton me kunatin e saj

dardanianews

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

dardanianews