January 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Skandal në BBVK! Kërcejnë me këngën e Shpat Kasapit pak orë pas vdekjes së tij – publiku shpërthen në revoltë (VIDEO)

Shqiptaria është në zi sot pas ndarjes nga jeta të këngëtarit shumë të dashur Shpat Kasapi, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur pas një ataku kardiak në Itali. Lajmi tragjik ka prekur zemrat e publikut, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.

Por, vetëm pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” ka ndodhur një situatë që ka tronditur ndjekësit e programit.

 Banorët kërcenin të buzëqeshur me këngën “Valle Kosovare”

Produksioni zgjodhi të lëshojë një nga këngët më të njohura të Shpat Kasapit — “Valle Kosovare” — dhe banorët u panë duke kërcyer plot energji, pa pasur asnjë dijeni për humbjen e artistit.

Publiku, i cili e kishte parë tashmë lajmin e hidhur, e ka quajtur këtë skenë të pahijshme dhe të pafalshme, pikërisht në një moment kur vendi është i pikëlluar.

Komente të shumta kanë shpërthyer kundër produksionit, ku shprehen:

“Është ditë zie, jo ditë feste!” “Mungesë totale respekti për artistin.” “Produksioni duhet të kishte reflektuar dhe ndalur muzikën.”

🕊️ Banorët pa asnjë faj

Duhet theksuar se banorët brenda shtëpisë nuk janë ende të informuar për lajmin tragjik dhe nuk kanë patur qëllim të festonin në një moment kaq të rëndë për publikun.

 

Related posts

Ja m e fik suαr me υjehrrin tim, ρor ai më…

dardanianews

VIDEO/ Spikerja e lajmeve habit me nisjen e edicionit: Unë jam me Luizin dhe burrin e ardhshëm e dua fiks si ai

dardanianews

Loredana shkëmben puthje të zjarrtë me Karim-in, thotë se e don më së shumti

dardanianews