April 15, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Skandali në BBVA trondit rrjetin – Nga Dafina, Leonora e shumë artistë të njohur reagojnë ashpër pas dhunës ndaj Gjestit

Artistë si Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Dea Mishel, Blero, Drenusha Latifi, Teuta Selimi, Fifi dhe shumë të tjerë kanë shpërthyer në rrjete sociale, duke shprehur revoltinë dhe zhgënjimin ndaj kësaj sjelljeje që e konsiderojnë të papranueshme.

Ata kanë bërë thirrje për ndëshkimin e autorit dhe për ndalimin e përfshirjes së personave të tillë në formate televizive.

Momenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin për finalistëtMomenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin për finalistët

Dafina Zeqiri, në një postim të ndjerë në InstaStory, shkruan: “Ke ecur përpara e ke teguat veten si je, e të gjithë janë dashuruar në këto ngjyra të vërteta. Sot askush s’e ka me rëndësi sa para ke, sa bukur je, a sa famë ke, nëse s’je i vërtetë, i sinqertë, i pastër, dikush tjetër ka për të shkëlqyer më shumë. E ti ke shkëlqyer aq shumë sa s’kanë mundur të durojnë, s’kanë mundur të kontrollojnë inatin, e prapë ti je aty, qëndron i fortë.”

Leonora Jakupi reagoi ashpër, duke u shprehur e shokuar: “Jam shokuar dhe tronditur. Burg për dhunuesin. As emrin s’dua t’ia përmend. Gjest, jemi me ty!”

Blero, i revoltuar, shkruan: “Arrestojeni këtë të pafytyrë. Ajo shpulle ishte ndaj vetes tënde dhe karrierës tënde. Këtë nuk e bën një gjak shqiptari. Nëse keni dyshuar se Gjesti nuk e fiton, kjo shuplakë e një të pafytyri, ja që ia fitoi.”

"S’ka lindur ai që ma hap derën mua", fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

Lexo po ashtu“S’ka lindur ai që ma hap derën mua”, fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

Dea Mishel, përmes një reagimi të gjatë, shprehet: “Kur je injorant dhe i prapambetur nuk ke fuqi mendore të mbash një shaka. Dhe kur e di që s’ke kapacitet mendor të fitosh, përfundon në dhunë. Je shembull i njerëzve injorantë që vriten për një fjalë goje. E para, ofendimi racist, e dyta, dhunë fizike. Kujdes kë bëni personazh publik e kujt i jepni vëmendje. Dhunues të tillë nuk duhet mbështetur në asnjë mënyrë.”

Drenusha Latifi gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj: “E tmerrshme për Zotin çka pashë në televizion dhe çfarë po shohim çdo ditë. Nuk është çudi, sepse kohëve të fundit dhuna po promovohet me të madhe në televizionet tona. Turp. Me Gjesti-n.”

Ata kërkojnë që rastet e tilla të dënohen dhe që televizioni të marrë përgjegjësi për përzgjedhjen e personazheve që promovon. /Telegrafi/

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory
Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory
Foto: Drenusha Latifi/InsaStory
Foto: Dea Mishel/InstaStory
Foto: Fifi/InstaStory
Foto: Teuta Selimi/InstaStory
Foto: Blero/InstaStory

Related posts

Ganiu megjithatë nuk del nga BBVK!

dardanianews

Xhensila publikon video nga një fotosesion, tregon trupin mjaft seksi

dardanianews

Publikohet momenti kur Kejvina godet me shpullë jo njëherë por dy herë Luizin

dardanianews