16 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skandaloze: A u mbulua busti i Adem Jasharit në Elbasan për të mos e bezdisur Vuçiqin?

Edi Rama u ka bërë sonte konak presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit në detyrë të Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev në “Fish City”, restorant në pronësi të Gjergj Luca në Elbasan

Luca ka në pronësi këtë restorant, ku jashtë tij qëndrojnë bustet e Adem Jasharit, Skenderbeut dhe ai i Lekë Dukagjinit.

Mirëpo gazetari Kastriot Myftaraj ka thënë se busti i ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, është mbuluar me rastin e ardhjes së Vucicit në këtë vend.

“Mbulohet shtatorja e Adem Jasharit në “Fish City” në Elbasan, me rastin e vajtjes së Vuçiç. Me rastin e vajtjes së Presidentit të Serbisë Vuçiç në “Fish City” në Elbasan, sipas agjendës së përcaktuar nga mikpritësi i tij Kryeministri Rama për vizitën e tij është marrë cdo masë që mikut të shquar nga Beogradi të mos i ngecë në fyt ndonjë “halë” dhe ta shijojë plotësisht peshkun e zgjedhur të oligarkut Gjergj Luca, pronarit të “Fish City”. Për të mos shqetësuar Vuçiçin është mbuluar shtatorja e Adem Jasharit, e cila gjendet në këtë resort.”, thotë ai.

Ky është vendi i njëjtë ku Rama priti edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 28 nëntor të këtij viti ku u arritën disa marrëveshje mes dy qeverive.

Luca kishte shpërndarë një video me dy kryeministrat shqiptar ku ndër të tjera kishte thënë se është anëtari më i ri i VV-së. Kjo deklaratë e tij kishte shkaktuar reagime nga anëtarë të VV-së në Shqipëri, ku ndër të tjera Boiken abazi kishte thënë se Luca është një “oligark monopolist”.

Edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se shtatorja e Adem Jasharit në restorantin ku po darkon kryeministri Rama me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, është mbuluar për mos e parë Vuçiq. /Gazeta Express/

 

Related posts

VEPRIMTARIA BAMIRËSE KULTURORE DHE ATDHETARE E SHOQATËS “SALIH ÇEKAJ” NË ZVICËR

dardanianews

”Gati” lufta bërthamore, Putin çon familjen në qytetin nëntokësor- nis stërvitja atomike!

dardanianews

Ekzekutohen pagat sipas Ligjit të ri, reagojnë Ministria e Financave dhe ajo e Punëve të Brendshme

dardanianews