1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skandaloze: Nxënësve në Shqipëri nuk u përmendet Kosova, i mësojnë se vendi i tyre kufizohet vetëm me tre shtete

Një mësuese e Shqipërisë derisa po ligjëronte online në tetorin e vitit të kaluar, u mëson fëmijëve se Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, derisa nuk përmend fare Kosovën.

Videoja është publike në youtubee publikuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe e transmetuar në Televizionin Shtetëror.

Derisa mësuesja flet për shtetet me të cilat kufizohet Shqipëria, ajo përmend vetëm Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ajo nuk përmend fare Kosovën, por kalon direkt në sipërfaqen katrore të Shqipërisë.

“Shtetet kufitare të Shqipërisë janë Mali i Zi në pjesën veri-perëndimore, po ashtu edhe në veri. Me Maqedoninë e Veriut kufizohet në lindje, me Greqinë kufizohet në jug-lindje, ndërsa sipërfaqja totale e Shqipërisë është 28 mijë e 748 kilometra katrorë”, thotë mësuesja.

 videon e publikuar në youtube, shihen edhe titujt rreth të cilëve ligjëron mësuesja. Aty nuk figuron Kosova fare si shtet dhe thuhet se Shqipëria kufizohet vetëm me tri shtete.

Deklaratën e mësueses e gjeni në minutën 2:08:

 

Related posts

Pesë arsyet pse nuk duhet të ngatërroheni me SHBA’në

dardanianews

Shqipëri: Vajza që konsiderohej e humbur abuzohej nga daja i saj, që e mbante si dashnore

dardanianews

Specialja ua vazhdoi paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, këto ishin pretendimet që e bindën gjykatën

dardanianews