Duket se afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-banorit, Edit.
Edi, i cili vetëm pak javë më parë ishte protagonisti kryesor në krahët e Dolces brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka bërë një reagim thumbues në rrjetet sociale, menjëherë pasi pa skenat intime të “ish-partneres” së tij me Limin.
Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk ka kursyer epitetet për Dolcen, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme.
“Analiza e Ludo’s doli që të jetë e saktë! Edhe qysh e kena përfol para Big-ut: FEMËR ‘MENDJE LEHTË’”, shkruan ai.
Me këtë deklaratë, Edi lë të kuptohet se sjellja e Dolces – e cila kaloi nga romanca me të, tek puthjet me Limin pas rikthimit nga “Grande Fratello” – ishte diçka e paralajmëruar nga rrethi i tij shoqëror (referuar Ludo Lee) ende pa nisur formati.
Ky reagim vjen si një “shuplakë” publike ndaj Dolces, duke konfirmuar se për Edin, kapitulli me të është mbyllur përfundimisht dhe tashmë ai e sheh lojën e saj thjesht si një tregues të “mendjelehtësisë”. /Prive By Liberta Spahiu

