14.3 C
New York
October 30, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Reuters citon zyrtarë europianë: Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve

Reuters ka cituar dy zyrtarë europianë që thonë se ndërhyrja ushtarake e SHBA-së duket e mundshme dhe mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.

Reuters ka konfirmuar gjithashtu me një zyrtar të paidentifikuar se SHBA-të po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat kryesore në rajon, si masë paraprake.

SHBA-të kanë trupa në Al-Udeid – e cila është baza e tyre më e madhe në Lindjen e Mesme – dhe kanë njerëz në një seli të flotës detare në Bahrein.

Tre diplomatë thanë se disa personelit iu ishte thënë të largoheshin nga baza, raporton Reuters.

Ndërkaq, disa media amerikane thanë se evakuimet kanë filluar./Express/

Related posts

Eskalon debati: Fitore Pacolli e quan Limajn kryehajn, deputetja e Nismes ia kthen duke i thënë sorrë

dardanianews

Familja e Haki Imerit: Me Hashim e Gani Thaçin e përfundojmë muhabetin pas epilogut të Gjykatës Speciale

dardanianews

Lajmi i fundit: Së paku edhe dy persona të prekur nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews