5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Sllobodan Millosheviqi kishte preferuar Veton Surroin për kryeministër në vend të Bujar Bukoshit“

Ditë më parë në një shkrim autorial të publikuar në mediumin e tij, Veton Surroi, kishte hedhur akuza ndaj gazetarit dhe publicistit Baton Haxhiu të cilin e ka quajtur bashkëpunëtor të Shërbimit Sekret Serb.

Derisa gazetari Haxhiu duket se nuk e ka ndërmend të polemizojë me Surroin duke mos u marrë me këto akuza, në vend të tij, djali i z Haxhiu, Andi Haxhiu ka bërë një shkrim autorial ku flet për ‘veprimtarinë’ e Veton Surroit.

Andi Haxhiu në shkrimin e tij, ndër të tjerash i është referuar autorit britanik Ivor Anthony Roberts, i cili në librin e tij ka shkruar  se ish- presidenti i Serbisë Slobodan Millosheviq kishte preferuar për kryeministër të Kosovës Veton Surroin e jo Bujar Bukoshin.

Por kush është sir Ivor Anthony Roberts dhe për çfarë e përmend Veton Surroin?

Ivor Anthony Roberts është diplomat anglez, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në Jugosllavi gjatw viteve 1994–1997, në  Irlandë dhe Itali si dhe ish-president iTrinity College në Univeristetin e Oxfordit.

Ai në vitin 2016 kishte botuar librin e tij ‘Bisedat me Millosheviqin” (Conversations with Milosevic),  në të cilin përmend emrin e Veton Surroit, emër ky  sipas tij i pranueshëm nga ish- krimineli serb për kryeministër të Kosovës.

Në librin e tij Ivor Anthony Roberts thekson se gjatë një bashkëbisedimi me Millosheviqin, ky i fundit i ishte shprehur se nuk e donte Bujar Bukoshin, por se në vend të tij preferonte Veton Surroin për kryeministër.

“Duke vazhduar, u riktheva te baza e kërkesave te Grupit te Kontaktit, qe kërkonte tërheqjen e forcave te sigurisë nga Kosova. Kjo shkoj drejt një diskutimi: përgjatë periudhës kur u qetësua situata, qe atij do te ua mundësonte te tërhiqej. Unë i thashë qe ai do duhej te merrte hapin e parë. Pa tërheqjen e forcave, Rugova dhe negociatoret e tij nuk do te kishin mbështetjen e nevojshme politike te ndërlidhen ne dialog. Ata [Rugova dhe negociatoret e tij] kishin ndërmarrë rreziqe fizike dhe politike substanciale ne takimin me Milosevic. Milosevic [duke u referuar takimit] bënte “zhurma” pozitive për takimin dhe përmendi Veton Surroin (editorin e gazetës udhëheqëse ne Kosove) në veçanti si KRYEMINISTER në vend të Bujar Bukoshit”, ka shkruar në librin e tij Sir Ivor Anthony Roberts. /Periskopi/

 

 

 

 

 

Related posts

Fituesit i Nobelit që parashikoi saktë fundin e koronavirusit në Kinë tregon kur merr fund Covid-19 në Itali

dardanianews

Lajmi i fundit: LDK fiton edhe një komunë pa balotazh

dardanianews

PROMOVIMI I LIBRIT DHE SHUMË AKTIVITETE GJATË KËTIJ VITI

dardanianews