Një nga premtimet kryesore të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore ishte ekzekutimi i pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila sipas deklarimeve duhej të realizohej në fillim të vitit.
Megjithatë, procesi i rinumërimit të votave ka sjellë vonesa në certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe rrjedhimisht edhe në formimin e institucioneve të reja.
Burime të afërta me zhvillimet institucionale bëjnë të ditur se, përderisa institucionet ende nuk janë funksionalizuar plotësisht, në fillim të muajit shkurt nuk pritet të ketë ekzekutim të pagës së 13-të.
Zyrtarë qeveritarë nuk kanë dhënë ende një datë konkrete për realizimin e këtij premtimi, ndërsa mbetet të shihet nëse paga e 13-të do të përfshihet në vendimet e para të Qeverisë së re pas formimit të saj.

