1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
KeshillaShkencëShowbizSociale

Studimi: Sa më shumë seks për largimin e gurëve nga veshkat

Mjekët besojnë se seksi deri në katër herë në javë ndihmon në nxjerrjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale.

Shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka, ata mbi 30 vjeç janë më të prekshëm pasi rreziku rritet me moshën.

Kur gurët bëhen më të mëdhenj, mund të shkaktojnë dhimbje dhe zakonisht nevojitet kirurgji për t’i hequr ato.

Ndërkohë, ata që vuajnë nga gurët e vegjël, inkurajohen të pinë më shumë lëngje dhe të marrim ilaçe të caktuara që ndihmojnë që të shkrihen gurët dhe dalin natyrshëm nga trakti urinar.

Por në studimin e botuar në “The Journal of Sexual Medicine”, mjekët vunë në dukje se tkurrja dhe relaksimi i qafës së fshikëzës – që ndodh gjatë orgazmës dhe ejakulimit – mund të ndihmojë gjithashtu në largimin e gurëve në veshka.

Kjo ndodh sepse ndërsa muskujt relaksohen, urina nxitet të kalojë përmes uretrës, së bashku me gurët në veshka. Urologët në Universitas Airlangga në Surabaya rishikuan pesë studime mbi këtë temë.

Ata përfshinin 406 pjesëmarrës të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturbonin tre ose katër në javë ose të abstenonin nga secili aktivitet.

Rezultatet treguan se shkalla e largimit të gurëve ishte 5.7 herë më e lartë në grupin e aktivitetit seksual. Dhe gjithashtu pritej që gurët të dilnin më shpejt tek ata që bënin seks ose masturbuan.

Ndërkohë, numri i njerëzve që kërkonin lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62 për qind më i ulët në grupin e aktivitetit seksual.

/GazetaSinjali/

Related posts

Grimerja e shndërron në ‘kukull’ Violeta Kukajnë, po duket si 20 vjeçare

dardanianews

Rikthehet Vali Corleone dhe flet për Hashim Thaçin e Albin Kurtin: Ja kush janë këta

dardanianews

Dafina Zeqiri lë të habitur rojën e sigurisë gjatë një koncerti, reagimi i tij është epik

dardanianews