December 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sveçla: Ka mjekë nga Serbia që po ndihmojnë Kosovën

Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 100 teksa një person humbi jetën e 16 nga të infektuarit arritën të shërohen.

Pavarësisht ekipeve të shumta mjekësore kosovare të cilat po funksionojnë në çdo anë të Kosovës, Serbia ka dërguar në Kosovë personel shëndetësorë që të ofrojnë shërbimet e tyre shëndetësore nëpër komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla në linjë direkte në RTV Dukagjini tha se një staf mjekësor ka ardhur në mënyrë vullnetare për të shërbyer në Veri të Mitrovicës.

Një staf mjekësor vullnetar ka ardhur në Kosovë të cilët po shërbejnë dhe ndihmojnë në veri të Mitrovicës”, tha Sveçla.

Related posts

Pse shumë njerëz po mendojnë që bota merr fund sot

dardanianews

Fifi në lidhje me Fationin e “Për’puthen”, a është kjo arsyeja e largimit të tij?

dardanianews

Tragjike, dje kishte nisur punën si kamerier, plumbat i morën jetën 20-vjeçarit në Velipojë

dardanianews