Se edhe neve n’bes te Zotit Do ta bajm’ prap’ Shqypnin e Lire Prej Pravezet e n’Leçe t’Hotit E prej Tivarit e n’Manastire..! Lavdi At-Gjergj Fishtes.
1- Moj Kosove’ me zjarr e hekur, plot një shekull gjaku lumë, Jelekët plumba qëndisur, krahë shqipesh – nëpër shkrepa, E pa mposhtur e pa epur, ata vra…Ti lind më shumë, Pranë shpellës tek burimi, Nusja jon’ përkund dy djepa.
2- Që kur Djelli ngrohu Tokën, aty na gjeti, më këmbë, Burrin, shpatën, kalin, besën – si një trup’, e njëjta hije..! Cilido që zgjati dorën, drejtim Luaneshës – Mëmë, Trup e arm’ aty i mbetën, vetëm emri bosh ju kthye.
3- Sllavëve dyndur nga Stepa (muhaxhirve të Ballkanit) Evropa që u dha dorën, lëshoi flakën në kashtë, Ngriu luftrat njëqind vjeçe, gjysh’ e bab’ e djal’ i djalit Dhe pse ndar’ kufijt me dhunë, gjuhe e shpirt i mbajtëm bashkë. * * *
4- Moj Katërmbëdhjetë, mallkimi shekull ! – Dil moj nga sirtarët. Hapja gjoksin Micës, me flamur mbështjellë, pran’ „Vullkanit“ Osos, Me Herojt’ përzier, bashke’ me amanetin, ecin Kosovarët Mbi Autostradën – Busull e Rugovës – del përpara Botës..!
5- Cila goj’ e thotë „Shtet’ i Ri“ Kosova – Prishtina Lehonë ? Pse nuk pyeten malet, që i ngroh ky Diell, ç’ditë-lindje kanë Dikush i flet „Bijë“ ? –Dardan’ e Ilirë – nuk ishin gjitonë Por…Një Komb, një rrënjë, një Flamur – një besë – pa politikanë.
6- Foli pak Mongolit (që e solli hera) ç’kërkojn’ më akoma? Për Gjysh’ e stërgjyshër, ua thot’ historija, e shkruar me dritë, Sa her’ janë nisur për të bërë plaçkë – nëpër trojet tona, (Siç ua thot’ At- Fishta) – Hundët kanë thyer, tek shkëmbi në pritë..! * * *
7- Qeshu moj Kosovë, shtatëmbëdhjetë Shkurti, davariti hijen, Lëshohen pëllumbat, si mesazh për Paqen, mbi Trevën e Lirë, Rënkim’ i Heronjve, klithmat e fëmijëve, si baladë ngrihen, Si dëshmi për brezat, për gropat masive, mbushur me martirë.
8- Qeshu moj Kosovë! – Qasi pranë gjirit, Kreshnikët si male, Si bij’ të një mëme (në emër të gjakut) nis’ udhën e mbarë, Të lidhur me besën, partira, shoqata – nëpër këng’ e valle, Tek Shtiz’ e Flamurit, t’i flasim Evropës, të hyjmë në garë.
9- Dhe, ti flasim hapur, me besën në buzë e dorën në zemër: Se, do falim gjaqet, hasm’ e origjinë, do mbeten përralla. Jo më..! Boll gjakosje; çdo metër katrore, të kujton një emër …Brezat që po ngrihen, janë evropjanët, me shanset e gjalla.
10- Korridor i Kombit, ësht’ Arter’ i zemrës me gjak të Shqiponjës, Binjak me Rilindjen, pengu shekullor, njësh me – sensin Diell – Nis nga Gryk’ e Trepçes drejtim Perëndimit, pas hijes Rugovës ETNIA e Arbrit – Historin’ Evropës – pastër ja përciell.
11- Ma gëzofshi festën ! – Hidhni fishek zjarret me yjet përzier, Të tromaksen hijet, mbrapa qerres vjetër, gaspadar’ e carë, Të verbohen „Viçrit“ (pas njëqind vjetorit) në kryq të mbërthyer, Të ndriçohen vijat e gjakut fëmijëve (akoma pa tharë).
12- Skajet e Ylberit nga te dya anet t’i ngulitim mire, Mbështetur mbi Besën, siç na lan’ te Paret, vatrat do ti hapim Dhe pafajesija ne pellgjet e gjakut e mbytur, e shtrire, Del përpara Zotit si fshesa me gjemba, lëshohet mbi hasmin.
Neki Ngucaj Bronzolo (BZ) – Itali.