21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve”, mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën👇

Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje.

“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.

Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kishin ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.

Deklarata e Atillës u interpretua nga shumë shikues si një kujtesë për Rezartin që të mos harrojë se Drenusha është nënë e dy fëmijëve dhe që situatat e krijuara në shtëpi mund të kenë ndikim në jetën e saj jashtë programit. Ky moment u shoqërua me një heshtje të shkurtër në shtëpi, ndërsa Rezi u tregua i matur në reagimin e tij, duke e marrë mesazhin pa koment.

Related posts

Dafina Zeqiri ia plotësoi dëshirën për bashkëpunim, tani Tayna po mundohet ta thumbojë atë!

dardanianews

Pas ndarjes, detaji në dhomën ku po qëndron Luana tregon gjithçka për lidhjen e saj të re

dardanianews

I shoqi dhe vjerri drejt burgut, Armina jep lajmin: Së shpejti më shikoni në television

dardanianews