Një sondazh i realizuar së fundmi dhe i siguruar nga Gazeta Minuti nxjerr në pah një epërsi të thellë dhe të qartë të Lëvizja Vetëvendosje në skenën politike të vendit.Sipas të dhënave të këtij sondazhi, Vetëvendosje prin bindshëm me 51.3% të mbështetjes qytetare, duke konfirmuar një avantazh të fuqishëm ndaj subjekteve tjera politike. Pas LVV rënditet PDK me 21%, LDK me 17%, AAK me mbi 5% derisa partitë tjera nuk e kalojnë pragun.
Ky rezultat e vendos këtë parti në një pozitë dominuese, duke reflektuar një nivel të lartë besimi nga qytetarët edhe pas zhvillimeve të fundit politike në vend.Matja është realizuar me një mostër prej 1,010 respondentësh të përzgjedhur nga shtatë zona të ndryshme të vendit, duke përfshirë rajone të ndryshme gjeografike dhe demografike. Sipas burimeve të Gazetës Minuti, përzgjedhja e mostrës është bërë në mënyrë që të përfaqësojë sa më saktë strukturën e elektoratit në nivel vendi.Marzha e gabimit në këtë sondazh është ±3%, çka nënkupton se rezultatet konsiderohen të besueshme dhe brenda standardeve ndërkombëtare për hulumtime të opinionit publik.Ky sondazh vjen në një periudhë të rëndësishme politike, pas formimit të qeverisë së re dhe në mes të debateve të ashpra lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Analistët vlerësojnë se pikërisht këto zhvillime kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për Vetëvendosjen, e cila duket se po arrin të kapitalizojë momentin politik dhe të ruajë një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve.Rezultati prej mbi 51% sugjeron jo vetëm një fitore të qartë nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, por edhe një mundësi reale për formimin e qeverisë pa pasur nevojë për koalicione të gjera, një faktor ky që mund të ndikojë ndjeshëm në stabilitetin politik të vendit në periudhën në vijim

