August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Të dhënat zyrtare: Në Britani më shumë të vdekur nga gripi sesa nga koronavirusi

Të dhënat e fundit në Britaninë e Madhe nxjerrin në pah se në shtatë javët e fundit kanë vdekur më shumë njerëz nga gripi dhe pneumonia sesa nga koronavirusi.

Pas një kërkimi nga Zyra Kombëtare e Statistikave vihet re se gripi ka shkaktuar më shumë vdekje në Britaninë e Madhe sesa Covid-19 në periudhën 19 qershor-31 korrik.

Sipas shifrave zyrtare në këtë periudhë 7 javore, 6626 britanikë humbën jetën nga gripi apo pneumonia krahasuar me 2992 vdekjet nga koronavirusit.
Kështu në fund të korrikut, gripi sezonal vrau 5 herë më shumë njerëz sesa Covid-19, me 928 vdekje të regjistruara nga gripi dhe 193 nga pandemia.

Herën e fundit që Covid 19 regjistroi më shumë vdekje se gripi ishte në 12 qershor.

 

Related posts

E ‘pushtuan’ bregdetin shqiptar, “Blici” i Beogradit thirrje serbëve: Blini prona, janë shumë lirë

dardanianews

E çuditshme : Rezervat shtetërore të miellit ruhen në depon e një zyrtari të PDK’së

dardanianews

Ky është 18-vjeçari hero që u mbyt në Durrës, në përpjekje për të shpëtuar vëllain e tij të mitur dhe shokun

dardanianews