21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

“Të dua jetë” – Enca publikon foto përkrah partnerit, zbulon befasinë romantike që i bëri

Ndonëse jo shumë aktive në muzikë, autorja e “Dua” komentohet vazhdimisht edhe për jetën e saj private.

Ajo muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie me masazherin afrikan Mickey Neblett.

Foto: Enca/Instagram

Që nga ajo kohë, artistja nga Shqipëria herë pas here ndan me fansat në rrjetet sociale foto dhe video përkrah tij dhe dedikime të ndryshme.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Edhe së fundmi, Enca postoi disa foto ku shihej një befasi romantike që partneri i bëri e cila përfshinte një buqetë me trëndafila të kuq.

Foto: Enca/Instagram

“U zgjova me këtë, të dua jetë”, ka shkruar Enca në postim.

Më pas, këngëtarja publikoi edhe një foto në krahët e të dashurit, ku dyshja shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit teksa janë të veshur me të zeza.

Ndryshe, sa i përket muzikës, pas një pauze të gjatë Enca u rikthye në një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin që mban titullin “Albanian”. /Telegrafi/

Related posts

‘E kam parë dy-tre herë’, dalin fakte që demantojnë keq Edonën për Vesën

dardanianews

Cilat janë ‘divat’ e estradës me trupat më ‘hot’?

dardanianews

A e keni ditur se çka janë mes vete Arbana Osmani dhe Olta Gixhari?

dardanianews