16 C
New York
September 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedKurioziteteShkencë

Të gjithë sytë nga qielli në 12 janar, ja pse

Sipas Earthsky, ndërsa kometa i afrohet Tokës thuhet se do të pozicionohet pranë Yllit të Veriut.

Sipas NASA-s kometa do të jetë e dukshme për vëzhguesit përmes dylbive. Në hemisferën veriore do të jetë e dukshme gjatë janarit, ndërsa në hemisferën jugore në fillim të shkurtit.

Në varësi të asaj se sa e ndritshme bëhet në javët e ardhshme, C/2022 E3 (ZTF) mund të bëhet e dukshme me sy të lirë në netët e fundit të janarit.

Kometa në ndryshim nga yjet, dallohet nga bishtat e saj me vija pluhuri dhe grimcash energjike, si dhe koma e gjelbër e ndezur që e rrethon. Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz. Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.

Related posts

Postimi prekës i Liridona Shalës, gruas së Faton Hajrizit: Momentet e paharrueshme gjithmonë në zemrën time

dardanianews

Qeveria miraton masat e reja, zgjatet orari për gastronomët

dardanianews

Bie dukshëm çmimi i veturave në Gjermani, kurrë më lirë skanë qenë Ky eshte cmimi i tyre

dardanianews