0.8 C
New York
February 10, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

“Tërbohet” Kievi, tanku rus me flamurin amerikan sulmon ukrainasit në Zaporizhzhia

Një video e postuar në platformën ‘X’ nga Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe që më pas është fshirë po shkakton polemika.

Pamjet tregojnë një autoblindë të Moskës që valëvit dy flamuj, atë rus dhe amerikan, në anën ukrainase të kufirit. Yermak ia atribuon pamjet propagandës ruse.

“Propagandistët rusë po tregojnë një video të një automjeti ushtarak rus që sulmon duke valëvitur flamujt e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Yermak në postimin e fshirë më pas.

“Rusët po përdorin simbolet amerikane në luftën e tyre terroriste të agresionit, të karakterizuar nga vrasja e civilëve. Arrogancë totale”, shtoi ai.

Videoja thuhet se është regjistruar në Zaporizhzhia. Automjeti në pamje duket të jetë një autoblindë me zinxhir MM113 BTR e përdorur gjerësisht nga ushtria ruse. (A2 Televizion)

Related posts

Albin Kurti pasi u sulmua në Skenderaj: S’ka kush del i pari, na kemi me dalë të parët

dardanianews

Problem global me internetin, qindra uebfaqe në mbarë botën jashtë funksionit

dardanianews

Reagon gruaja: “Shpati vdiq në krahët e mi”

dardanianews