June 27, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

“Tërbohet” Kievi, tanku rus me flamurin amerikan sulmon ukrainasit në Zaporizhzhia

Një video e postuar në platformën ‘X’ nga Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe që më pas është fshirë po shkakton polemika.

Pamjet tregojnë një autoblindë të Moskës që valëvit dy flamuj, atë rus dhe amerikan, në anën ukrainase të kufirit. Yermak ia atribuon pamjet propagandës ruse.

“Propagandistët rusë po tregojnë një video të një automjeti ushtarak rus që sulmon duke valëvitur flamujt e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Yermak në postimin e fshirë më pas.

“Rusët po përdorin simbolet amerikane në luftën e tyre terroriste të agresionit, të karakterizuar nga vrasja e civilëve. Arrogancë totale”, shtoi ai.

Videoja thuhet se është regjistruar në Zaporizhzhia. Automjeti në pamje duket të jetë një autoblindë me zinxhir MM113 BTR e përdorur gjerësisht nga ushtria ruse. (A2 Televizion)

Related posts

Njihuni me motrën bukuroshe të Vjosa Osmanit

dardanianews

Shuma marramendëse që iu kërkua prishtinases për të mos ia publikuar disa foto e video intime

dardanianews

Kryeziu pyet deputetët e VV-së: A keni konkuru për deputet apo për anëtarë të bordeve?

dardanianews