25.8 C
New York
July 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Thaçi përcaktohet për formimin e Qeverisë së re, i kërkon Vetëvendosjes mandatarin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë në detyrë e shefit të LVV’së, Albin Kurti nga i cili ka kërkuar që të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër, Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, derisa, thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.

Përveç kësaj letre, Thaçi i ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.

Më poshtë dy letrat e Thaçit drejtuar Kurtit që i ka siguruar Gazeta Express.

Related posts

Babai raportoi se djali 12-vjeçar iu sulmua seksualisht në Prishtina Mall, ja kush është i dyshuari

dardanianews

Ramush Tahiri: Më e lehtë që LDK ta tërheq mocionin apo Kurti vendimin për shkarkimin e Veliut

dardanianews

Ish-deputeti i LDK’së shpërthen ndaj partisë: Po përgatitet koalicioni me Vetëvendosje, po caktohen edhe ministrat

dardanianews