8.2 C
New York
March 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Thuhet se nuk ka lënë të zezë pa bërë- shuhet bashkëpunëtori i ngushtë i Enver Hoxhës

Ka ndërruar jetë në Durrës, në moshën 88-vjeçare, Muho Asllani — një nga figurat kyçe të nomenklaturës komuniste dhe bashkëpunëtor i afërt i Enver Hoxhës e më pas i Ramiz Alisë.

Asllani mbajti poste të rëndësishme në vitet ’70–’80: anëtar i Byrosë Politike, Sekretar i Parë në disa rrethe të vendit dhe zëvendësministër i Bujqësisë. Pas viteve ’90, ai nuk kërkoi kurrë ndjesë për krimet e diktaturës, duke mbetur i pandryshuar në bindjet e tij politike.

Ai ishte i lindur në Bërdicë të Shkodrës dhe karrierën e tij e ndërtoi brenda strukturave të Partisë së Punës, ku u ngjit shpejt në hierarki deri në pozicionet më të larta të regjimit. Detyrën e fundit e mbajti si Sekretar i Parë në Durrës deri në vitin 1991.

Related posts

Parashikimi i Shkëlzen Maliqi: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40 % të votave

dardanianews

Horror në Durrës, 19-vjeçarja e vret babain dhe e varros në oborrin e shtëpisë

dardanianews

Mesazhi i kryeministrit Hoti nga Uashingtoni, përmes fotografisë së Ibrahim Rugovës

dardanianews