Pas ngjarjes, gazetarja i është drejtuar polici për të bërë denoncim, ndërsa mësohet se tashmë nëndrejtori është larguar nga shkolla.
Pjesë nga denoncimi:
Nxënësja: Kur kam qenë 16 vjeç deri në vit të tretë gjimnaz, më ka pas ngacmuar nëndrejtori që më jepte dhe matematikë
Gazetarja: Si e ka emrin?
Nxënësja: Ilir Mella
Gazetarja: Si të ngacmonte?
Nxënësja: Mundohej të më ngacmonte seksualisht. Është munduar të më preki
Gazetarja: Në orë të mësimit, apo veçmas?
Nxënësja: Më merrte tek zyra ose ngaqë bëja dhe kurs me këtë… gjatë gjithë kohës mundohej të më prekte, hidhte kunja. Me mua personalisht nuk është se ka bërë ndonjë gjë, thjeshtë është munduar, por që mendoj se abuzim quhet edhe të çojë organin gjenital nëndrejtori
Gazetarja: E ka bërë këtë gjë?
Nxënësja: E ka bërë si gjë
Gazetarja: Çfarë i ke thënë kur ka tentuar të të prekë?
Nxënësja: Jam larguar, gjëra të tilla
Gazetarja: Sa vjeç është ai?
Nxënësja: Diku tek 50. Ka shumë prova që ky e ka bërë këtë gjë. Nuk është se jam vetëm unë i vetmi person që ka abuzuar. Ka abuzuar dhe më parë dhe më pas meje. Kur kam qenë në vit të tretë, në provim mature ka qenë një gocë që ka ngelur, dhe ky e ka ngacmuar. Ka tentuar dhe me një shoqen time. Jam e sigurt se nëse do vijë një vajzë 15 vjeç, ai do bëjë të njëjtën gjë…
Dëshmia e një nxënësi të kësaj shkolle: Ilir Mella ngacmonte nxënëset në shkollën Myslym Keta. Kishte tendenca seksizmi dhe e justifikonte me faktin ‘se gocat janë më të brishta dhe kanë nevojë për delikatesë’. Në kohën kur kam qenë nxënës aty, vetë ne çunat e klasës jemi përballur me të duke i thënë që këto sjelle nuk ishin të hijshme për t’i bërë me vajza 16-vjeçare.
….
Gazetarja: Ke fol me prindërit?
Nxënësja: Nuk doja që ata të prekeshin në këtë pikë, sepse nuk e di si do reagonin. Babi im mund të ndihej shumë keq, pale se çfarë mund t’i bënte atij.
Audiomesazh nga nxënësja (duke fol me nëndrejtorin):
Nxënësja: Alo
Nëndrejtori :Të iku mami
–Po më iku
–Për zotin po më mërzit aq shumë
-Pse?
-Ne e lamë një muhabet, ti more Cola, ti more gjëra, të rrinim një cikë dhe të bisedojmë dhe pastaj hajde
-Ku supozohet të dal?
-Hej zot na ruaj, po kur do dalësh?
-Nuk do dal
-Me vërte e ke
-Po sepse nuk dal dot
-Pse?
-Sepse ashtu më kanë dalë ca punë
-Nuk e di se çfarë dhe kush të mbush mendjen mbrapsht
-Për çfarë?
-Unë të thash një gjë, ne folëm një gjë dje dhe e lamë…
-A domethënë dikush tjetër po ma mbush mbrapsht, dhe ti po ma mbush parsh?
-S’po të mbush asnjë gjë, lamë një gjë, thash të ikim në një vend dhe iki dhe kthehemi kur të duash ti, për këtë gjë je ti shefja
-Sa vjeç je?
-(qesh) kjo është pyetje në këtë moment, tamam pyetje leshi
-E di që jam 17 vjeç?
-Ca lidhje ka
-Dhe nuk mund të dal dot me ty sepse je
-Ca lidhje ka kjo o ti gocë
-Je mësuesi im
-Pse i ngatërron gjërat
-Gjërat i ke ngatërruar vetë
-S’kam ngatërruar asgjë, ti pse i ngatërron gjërat? Në shenjë respekti të thashë dhe dje, kam detyrim të të jap një kafe
-Edhe unë në shenjë respekti po të them që nuk dua të të hap probleme me familjen
-Ti ke hallin tim apo? As mos e vrit mendjen
-Të flasim me familjen tënde dhe shohim a hapen probleme apo jo?
-Ca probleme do hapesh ti moj, o njeri se po më çudit, pse i merr gjërat kështu, kot pa lidhje
-Sepse ke abuzuar
-S’ka lidhje me familjen time, asgjë. E lamë dje, dalim, ikim në një vend dhe rrimë në një vend he kthehemi
-Është normale që një profesor të ftojë një gocë për të dalë
-Çfarë është ky muhabet moj ti, çfarë për të dalë, ku do të dalësh?
-Ti the
-Thashë të pimë ndonjë kafe, ku të dalim
-Ok pse pimë kafe dot ne të dy, je në terezi?
-Pse mos të pimë më moj ti? Çfarë është kjo?
-Nuk dal dot dhe kaq. Pse duhet ta zgjasësh kaq shumë?
-Po pse ma the dje?
-Sepse nuk e di ishte gjë e momentin
-Pse më the të vij
-Nuk e di (qesh)
-Je normal ti apo flet kot tani
-Jo nuk jam
-Po më çudit për Zotin
-Po ja që nuk vi dot
-Dakord moj, kaq thuaj
-Ok se ti e zgjate
-Po më duket sikur po më ofendon tani, anulova gjithë atë punë tani…
-Ti anulove gjithë këto punë për t’u marrë me mua
-Çfarë halli ke se s’po të marr vesh
-Kam njerëz në shtëpi dhe nuk dal dot
-Mirë bëj punët çfarë të them unë ty
-Ok mirupafshim
-Pse i ngatërron gjërat
-Mirupafshim
-Vetë me the
-Mirupafshim, ti ishe personi i parë që më the ‘hajde dalim bashke’ dhe të thash ‘ok’ me shaka., dhe ti e zgjate me shumë, por ja që më dolën ca punë dhe nuk i lë për ty se nuk je aq i rëndësishëm sa t’i lë për ty
360grade.al