November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Dje në orët e mesditës një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.

Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

BalkanWeb njofton se  në plazhin e Velipojës ende mungojnë në disa subjekte rojet bregdetare, ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh, ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.

Related posts

Enca publikon video duke tymosur marihuanë

dardanianews

Humb Tiani i vogël nga Tërpeza e Malishevës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

dardanianews

U vra në sytë e gruas dhe fëmijëve, publikohen pamje të papara të Enver Malokut

dardanianews