1.1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
ShowbizShqipëri

Top Channel/“Madona e Shqipërisë”! Parashqevi Simaku, një histori mrekullie për Krishtlindje në ABC7

Një akt i thjeshtë dashamirësie, që u kthye në histori ndërkombëtare. ABC 7, që publikoi videon e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma, raporton historinë e ikonës së muzikës shqiptare. Gazetarja Nina Pineda rrëfen se si në 10 dhjetor, me ekipin e televizionit ndoqën një grup fëmijësh duke shpërndarë ndihma për njerëz të pastrehë. Një dhuratë e thjeshtë që gëzoi zemrën e Simakut. Eleganca e saj më bëri përshtypje, pohon gazetarja, që shton se gjithçka ndodhi më pas quhet mrekulli. Kjo video e shkurtër mjaftoi që njerëzit në Shqipëri ta njihnin menjëherë. Parashqevi Simaku është këngëtare dhe aktore, një thesar kombëtar për Shqipërinë, thotë ABC 7. Komuniteti shqiptar në SHBA u solidarizua menjëherë, duke ndihmuar Simakun të largohej nga Penn Station brenda dy ditëve, të rinisë jetën e saj dhe t’i rikthehet muzikës pas gati dy dekadash.

Related posts

Lidhja me Gjestin, Egli flet për herë të parë

dardanianews

A po e mendon Linda Halimi fëmijën e dytë?

dardanianews

Grida Duma së bashku në pushime me këtë deputet të njohur, fotografohen në aeroport

dardanianews