November 13, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Tragjedi: Ndërron jetë babai i Nikitës së vogël që preku zemrat e Shqiptarve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik. Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi qëndroi 10 ditë në koma pas një aksidenti të rëndë që ndodhi më 24 gusht në Fier.

35-vjeçari u përplas nga një 17-vjeçar pa leje drejtimi që drejtonte një “Range Rover” pranë Shkollës së Muzikës në Fier, teksa po kalonte rrugën. Për shkak të plagëve të rënda, ai u transportua fillimisht në Spitalin e Fierit dhe më pas në Tiranë, ku për ditë të tëra luftoi për jetën në kujdesin intensiv – betejë të cilën nuk e fitoi.

Por për shumë shqiptarë, Kreshniku nuk ishte thjesht një viktimë aksidenti. Ai njihej si babai i Nikitës, vajzës së vogël 10-vjeçare që ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj dhe ëndrrën për t’u bërë këngëtare. Kreshniku ishte gjithmonë pranë saj në çdo studio televizive, duke i dhënë mbështetje të pakushtëzuar.

“Është ëndrra e saj dhe unë do përpiqem t’ia plotësoj”, kishte thënë ai dikur në një intervistë, duke prekur zemrat e publikut me dashurinë dhe përkushtimin e tij si prind.

Në rrjetet sociale, dueti i babait dhe vajzës në TikTok kishte tërhequr shumë ndjekës dhe dashamirës. Ata ndanin momente të veçanta, me Nikitën që këndonte dhe Kreshnikun që e shoqëronte me krenari dhe dashuri.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar të miturin që shkaktoi aksidentin, i cili po hetohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi lëvizte pa patentë.

Humbja e Kreshnikut është një tragjedi jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që njohën historinë e tij dhe të vajzës së tij të talentuar. Shqipëria sot vajton një baba, një shembull përkushtimi dhe dashurie.

Related posts

Shpërthim i fuqishëm në Beograd, dy të vdekur dhe 15 të lënduar

dardanianews

Ambasadori amerikan Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë

dardanianews

“Raketat janë prodhim serb”, analisti: Si Vuçiç e ndihmoi Hamasin kundër Izraelit user 1 October 10, 2023 Aleksandar Vuçiq , hamasi , izraeli , Palestina , serbia Analisti Avenir Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se ka disa elementë që lidhin sulmin terrorist të 24 shtatorit në Kosovë dhe të 8 tetorit në Izrael. Ai tregoi se lideri i sulmit terrorist në Izrael është një palestinez që është dhe shtetas serb dhe njihet si mik i presidentit Vuçiç. PROMOTED CONTENT Metoda që djeg kërpudhat pa lënë gjurmë! More… 764 191 255 “Me shumë gjasa raketat e përdorura nga Hamasi janë raketa të shitura nga Serbia, se si kanë arritur deri aty unë nuk e di, por janë prodhim serb dhe më kryesorja vetëm në gushtin e këtij viti, zv. ministri i Jashtëm serb ka urdhëruar në Teheran dhe ka bërë një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për blerjen e 20 mijë dronëve vetëvrasës, ato dronët e vegjël nga 1 metër-1 metër e gjysmë,” – u shpreh Peka. Lexo më shumë Formohet qeveria emergjente dhe kabineti i luftës në Izrael Analisti shtoi se Serbia është një ishull i rrethuar nga NATO dhe sigurisht që këto dronë nuk mund t’i përdorë kundër NATO-s dhe këto dronë nuk janë për asgjë tjetër veçse për t’u përdorur kundër Kosovës nëse ndonjëherë do të duhet. /euronews.al/ Rruga Press

dardanianews