August 27, 2026
DardaniaNews
Lajme nga BotaShëndetësi

Tragjedi! Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin Covid, vdesin mes flakëve 9 pacientë të infektuar

Një tragjedi ka ndodhur në një spital Covid në rajonin e Gaziantep të Turqisë. Shpërthimi i një bombole oksigjeni i ka marrë jetën 9 pacientëve që ishin duke u trajtuar aty.

Pamje nga spitali në Turqi

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një spital privat. Përpos viktimave, ka edhe të plagosur në gjendje të rëndë.

Pamje nga spitali në Turqi

Sipas mediave turke, pacientët që po trajtoheshin në këtë spital janë dërguar me urgjencë në spitale të tjera. Ata ndodhen në kujdes intensiv.

Pamje nga spitali në Turqi

“14 pacientët e tjerë që ishin në kujdes intensiv u transferuan në spitale të tjera. Një hetim ligjor dhe administrativ ka nisur për këtë situatë”, bëjnë të ditur autoritetet turke.

Nuk dihet ende shkaku i qartë pse bombola e oksigjenit ka shpërthyer. 9 pacientët e shtruar kanë vdekur për shkak të flakëve.

Related posts

Bie çmimi i naftës pas sulmit të SHBA’së në Venezuelë

dardanianews

Putin sërish bën lëvizje të pakontrolluara të gjymtyrëve të trupit gjatë paraqitjes publike

dardanianews

Ukraina i propozon Trumpit marrëveshje armësh prej 100 miliardë dollarësh në këmbim të garancive të sigurisë

dardanianews