18.2 C
New York
June 16, 2025
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Tragjedia me avionin në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi Beoing-un me 247 të vdekur! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

Një defekt teknik i pazakontë në sediljen e komandantit të avionit u bë shkak i rrëzimit të avionit në Indi, ku humbën jetën 247 persona, shumica studentë mjekësie që ndodheshin në një godinë banimi ku u përplas avioni.

Sipas raportit paraprak të Autoritetit Indian për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), sedilja e komandantit të avionit rrëshqiti papritur prapa gjatë ngritjes, duke çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e avionit Boeing 787.

Nga të dhënat e kutisë së zezë rezulton se: Gjatë ngritjes, sedilja e komandantit u lirua nga vendi për shkak të dështimit të mekanizmit të sigurisë.

Trupi i tij tërhoqi levat e fuqisë në pozicion neutral, duke shkaktuar ulje të menjëhershme të fuqisë së motorëve.

Kopiloti tentoi të rikthejë fuqinë, por nuk arriti për shkak të pozicionit të pilotit që bllokonte levat. Brenda 38 sekondave nga defekti, avioni u përplas në tokë.

Sedilja e komandantit nuk ishte testuar pas riparimit.

Në rrënoja u gjetën vida sigurie të thyera në mekanizmin e sediljes.

Sistemi i levave të fuqisë në Boeing 787 nuk ka mbrojtje ndaj tërheqjes aksidentale, gjë që e bëri më të lehtë humbjen e kontrollit.

/vizionplus.tv

Related posts

Berisha përgjigje për herë të parë motrave Haklaj: Vrasëse, vrave në mes të kafenesë

dardanianews

Rezultati i zgjedhjeve, Basha thyen heshtjen

dardanianews

Deklarata skandaloze: Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurti financohet nga qarqe të dyshimta

dardanianews