30.9 C
New York
June 22, 2025
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëLajme

52 vjeçari nga Kosova vret serbin 38 vjeçar në Gjermani /FOTO

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Insajderi merr vesh se i dyshuari është Rrustem Llapi, një mërgimtar nga Podujeva.

FOTO: Viktima

Derisa, Insajderi merr vesh se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Related posts

I dashur Albin, pranoji kushtet e Isa Mustafës, ‘zbutu’ menjëherë, sepse veç njerëzit e jashtëzakonshëm lëshojnë pe

dardanianews

Kërcënohet me vrasje Berat Buzhala

dardanianews

Masat anti-Covid që u miratuan dje dhe do të hyjnë në fuqi nga e hëna

dardanianews